E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berat, Çako: Fondet për mbrojtjen civile, mundësi që bashkitë të parandalojnë fatkeqësitë

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako vijoi në Berat turin e takimeve për thirrjen ndaj njësive të qeverisjes vendore, për projektin e infrastrukturës parandaluese për Mbrojtjen Civile.

Së bashku me prefekten e Qarkut Berat, Valbona Zylyftari, dhe kryetarët e të gjitha bashkive, bashkë me stafet për emergjencat dhe financën, u diskutua mbi masat e nevojshme për përballimin e risqeve që ka ky qark si përmbytjet, çarjet e digave, rrëshqitjet e tokës dhe rreziqet teknologjike e biologjike.

Drejtori i përgjithshëm i AKMC theksoi se, kjo thirrje është një mundësi e rëndësishme për bashkitë e qarkut që të parandalojnë fatkeqësitë përmes investimeve të nevojshme.

Aplikimi për fondin e Mbrojtjes Civile është i hapur deri më 25 nëntor në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

1 nga 10

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›