Guida turistike e Libohovës

Myfit bej Libohova është një nga 15 anëtarët e familjes Libohova që kanë kontribuar në krijimin dhe mbarëvajtjen e shtetit. Ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë për një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913-1914.
Myfit Libohova kujtohet gjithashtu si themelues i Bankës së Shqipërisë. Ai prehet sot në varrezen e vjetër të familjes së tij këtu në Libohovë, një tjetër destinacion që ngjall kureshtjen e cdo vizitori vendas dhe të huaj.
Varreza e bejlerëve të Libohovës është e famshme dhe për një tjetër arsye. Varri më i rëndësishëm i saj, gati një mit monumental, i përket Shanishasë, motrës së Ali Pashë Tepelënës, pjesë e familjes Libohova pas martesës.
Shanishaja është një personazh që i ka mbetur historisë, jo thjesht për faktin që është e motra e Ali Pashë Tepelenës, një prej sundimtarëve më të mëdhenj në Shqipëri në shekujt XVIII-XIX.
Emri i saj lidhet me një histori makabre, përdhunimi dhe vrasjesh. Libohova përbën sot një prej destinacioneve të sapozbuluara prej vizitorëve.
Interesi për ta vizituar këtë vend lidhet edhe me objektet e shumta e të larmishme të kultit, kështjellën qindra vjecare dhe natyrën e rrallë me në qendër rrapin 500 vjecar rreth të cilit vërtitet e gjithë jeta e qytezës.