Shqipria n “National Geographic”

Në një suplement për Ballkanin Perëndimor zbulohen pasuritë natyrore, kultrurore e historike të Shqipërisë.
Prezantimi i Shqipërisë në këtë revistë është bërë i mundur në sajë të një projekti të USAID që ka për qëllim promovimin e turizmit shqiptar, duke e prezantuar vendin tonë si një destinacion turistik mjaft tërheqës.
Drejtori i misionit të USAID në Shqipëri, Xhozef Uilliams tha se Shqipëria është akoma një vend që njihet shumë pak nga vendet jashtë bllokut europian, dhe ka pas një imazh jo fort pozitiv përsa i përket varfërisë në vend, infrastrukturës së dobët edhe pse këto janë probleme të cilat po rikuperohen.
Ministri i turizmit Ferdinand Xhaferri, pjesëmarrës në këtë aktivitet, tha se turizmi shqiptar është në rritje të vazhdueshme dhe një nga sektorët kryesorë që ndikojnë në rritjen ekonomike në vend.
Xhaferri shtoi se bashkëpunimi me sektorin privat, përmirësimi i shërbimit, higjienës dhe promovimi i mirë, do të forcojnë pozicionin e turizmit shqiptar në tregjet ndërkombëtare.