E Martë, 3 Nëntor 2026

Gullit: Reali, zgjedhja e duhur për Brahim Diaz

Nga vendimi për të qëndruar te Real Madrid duket se ka përfituar veçanërisht Brahim Diaz, i cili ka shënuar tetë gola në katërmbëdhjetë ndeshje të luajtura për Los Blancos. Një trend që u theksua nga Ruud Gullit i cili foli për futbollistin spanjoll gjatë një interviste për As: “Si tifoz I Milanit nëse më mungon Brahimi? Shikoni, nëse ai do të kishte luajtur ashtu siç luan tani kur ishte me ne… (qesh) Sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu – saktëson Gullit – Mendoj se mori një vendim të mirë, e pashë të luante dhe e bën shumë, shumë mirë. Stili është i ndryshëm, ishte mirë për të për t’u kthyer në Madrid”.

“ Ai ka bërë një hap, e pashë të bënte gjëra që nuk i pashë t’i bënte kur ishte te Milani. Ndoshta ishte vetëm kjo, gjetja e ekipit dhe konkurrencës së duhur për të”. Gullit gjithashtu u fokusua tek Kylian Mbappè, i cili po afrohet gjithnjë e më shumë me Real Madridin: “Po flasim për klubin më të madh në botë. Nëse Madridi ju thërret, pothuajse gjithmonë thoni po, nuk thoni jo. E kuptoj që Real Madridi dëshiron për të pasur lojtarin më të mirë, madje në të kaluarën ata zgjodhën Cristiano dhe lojtarë të tjerë të këtij lloji”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›