”GullivAir” fillon fluturimet direkte Sofje-Tiranë

U rinovua shërbimi i fluturimeve direkte Sofje-Tiranë. Fluturimi i parë në këtë linjë u nis nga terminali 2 i aeroportit të Sofjes, në orët e para të pasdites të së shtunës.
Fluturimet do të kryhen nga kompania ”GullivAir” të shtunave dhe të mërkurave.
Linja ajrore bullgare kryen gjithashtu shërbimin e rinovuar së fundmi të fluturimeve Sofje-Shkup.
Nga 17 qershori, ”GullivAir” do të ofrojë fluturime direkte edhe për në Selanik.