Gurakuqi mbështet Kodin
Tiranë (start)-Kryetari i Partisë Demokristiane Anton Gurakuqi ka dalë në mbështetje të Kodi të ri zgjedhor, sipas të cilit ky Kod garanton standarde, dhe garanci të votës së qytetarëve shqiptarë. Gurakuqi, duke argumentuar miratimin me shumicë votash, tha se votimi i këtij projekti nga një shumicë dërrmuese deputetësh është një hap para për parlamentarizmin.
“Pas miratimit të Kodit, mendojmë se është momenti për tu përgatitur për zgjedhjet e 2009-ës, konform rregullave të miratuara dje në Kuvend. Po kështu, PDK si pjesë e kësaj mazhorance dhe aleate e partive të djathta, beson se tashmë, pas miratimit të kodit, është momenti i koordinimit të punëve dhe bashkëpunimit të mëtejshëm për të maksimalizuar fitoren e së djathtës në 2009-ën”-theksoi Gurakuqi.
Gurakuqi tha se ky variant i miratuar i kodit të ri zgjedhor ishte me demokratiku, më transparenti dhe i zhveshur nga çdo insinuatë politike, “çka na jep mundësinë e integrimin të plotë të vendit, me realizimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe të pakontestuara nga asnjë palë”.