Kuvend,do të diskutohet buxheti 2009

Parlamenti do të mblidhet sot në seancë plenare për të diskutuar projektbuxhetin 2009. Seanca e së enjtes që normalisht mbahet gjatë paradites është shtyrë për pasdite. Gjatë diskutimit pritet që opozita të kundërshtojë me forcë ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm. Por nga ana tjetër mazhoranca do ti mëshojë faktit që ky draft është më i madhi në histori dhe është një dëshmi e punës së mirë së qeverisë Berisha. Gjatë gjithë këtyre jave Partia Socialiste dhe partitë e tjera opozitare kanë dalë në konferenca shtypi duke kundërshtuar pikat të veçanta të buxhetit. Edhe disa institucione të pavarura kanë shprehur rezervat e tyre për ndarjen e fondeve që u është bërë gjatë diskutimeve në komisione parlamentare.