Gurë mbi gjyqtarët italianë, kualifikohet FlamurtariFlamurtari merr pjesë për herë të 11-të në finale. Në turin e parë Naftëtarin (6-1, 3-2), në të dytin Bylisin (1-1, 2-1), në të tretin Partizani (1-0, në përballjen teke) dhe në gjysmëfinale S

Flamurtari falë golit të Devis Memës në barazimin 1-1 kundër Shkumbinit në Peqin dhe fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Vlorë (gol i Beagajt), u kualifikua për herë të 11-të në finalet e Kupës së Shqipërisë, por gjyqtari i njohur italian Gabriele Gava, u detyruar ta mbyllte takimin e kthimit të njërës prej gjysmëfinaleve së Kupës së Shqipërisë, dy minuta përpara kohës së rregullt për shkak se tifozët peqinas goditën me sende të forta një prej anësorëve italianë, duke rikthyer kohët e vjetra edhe pse “bilbil” ishte një gjyqtar i huaj.
Pas caktimit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit të gjyqtarit italian Gabriele Gava, presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, pohoi se ai do të jepte dorëheqjen nga financimi i klubit peqinase, për shkak se ishte klubi i Flamurtarit, ai që paguante shpenzimet (rreth 9 mijë euro) për sjelljen e “xhaketave të zeza”.
Gjithsesi, Shkumbini (pas presionit të FSHF-së për sanksione të ashpra) pranoi të luante takimin, duke u nisur edhe nga humbja minimale (0-1) në Vlorë, e me besimin se publiku i zjarrtë peqinase do të frymëzonte të besuarit e Gugash Maganit në përmbysjen e dizavantazhit e kualifikimin drejt finales së parë historike.
25-vjeçari Klement Xhyra shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë golin e ëndërruar nga Shkumbini, duke i çuar ekipet në pushim të ndeshjes me rezultatin 1-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 1-1.
Por, në minutën e 56-të, sulmuesi korçar i Flamurtarit, Devis Mema barazoi shifrat në 1-1 e duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 2-1 në favor të vlonjateve.
Goli u konsiderua i parregullt nga ana e stafit peqinas, që tashmë i duheshin të fitonin takimin minimalisht 3-1 për t’u kualifikuar, ç’ka nuk ndodhi.
Shkumbini pretendoi edhe për një gol të rregullt të tyre, kur topi goditi shtyllën horizontale e kaloi vijën fatale, gjithmonë sipas tyre, ndërsa gjyqtari italian nuk e konsideroi të tillë.
Kjo rriti edhe tensionin në fushë, teksa tifozët në fushën sportive nisën edhe reagimet e para të ashpra, duke hedhur shishe uji e më pas me kalimin e minutave edhe sende të forta, përfshirë edhe gurët në drejtim të njërit prej anësoreve italianë.
Situata degjeneroi në fushë dhe gjyqtari italian Gava, i pari arbitër i huaj që ka gjykuar në Peqin, mbylli takimin dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit 1-1, por edhe eliminimin përfundimtar të Shkumbinit. Stafi teknik i Shkumbinit e konsideroi tendencioz gjykimin e treshes italiane, të paguar nga Flamurtari.
FLAMURTARI
Flamurtari merr pjesë për herë të 11-të në finale. Në turin e parë Naftëtarin (6-1, 3-2), në të dytin Bylisin (1-1, 2-1), në të tretin Partizani (1-0, në përballjen teke) dhe në gjysmëfinale Shkumbinin (1-0, 1-1). Flamurtari e ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë, në vitin 1985 dhe 1988, kur në finale ka fituar respektivisht ndaj Partizanit.
1996-1997 Partizani-Flamurtari 6-5 (p)
1995-1996 Tirana-Flamurtari 5-4 (p)
1990-1991 Partizani-Flamurtari 5-4 (p)
1989-1990 Dinamo-Flamurtari 5-3 (p)
1987-1988 Flamurtari-Partizani 1-0 (FITUES)
1986-1987 Flamurtari-Vllaznia 3-1, 0-3
1986-1987 Vllaznia-Flamurtari 3-0
1984-1985 Flamurtari-Partizani 2-1 (FITUES)
1983-1984 Tirana-Flamurtari 2-1
1982-1983 Tirana-Flamurtari 2-1
1960 Flamurtari-Dinamo 0-1, 0-1
E Merkure, 29 Prill 2009