E Diel, 1 Nëntor 2026

Gushi, i penduar për krimet, nuk doja të vrisja njeri

Viktor Gushi

Flamur Vezaj

Nuk kisha qëllim të vrisja njeri, doja vetëm të grabisja lekët për një jetë më të mirë, pasi humba gjithçka në Greqi. Ky ishte justifikimi i vetëm i 45 vjeçarit Viktor Gushi për 16 krimet e kryera, me pasoj vrasjen e dy personave, plagosjen e disa të tjerëve dhe grabitjen e një shume të konsiderueshme parash brenda një afati 4 vjeçar. I ndodhur mes dy punonjësve të policisë brenda kafazit të hekurt të sallës nr.1 të Gjykatës së Shkallës së Parë, 45 vjeçari me një zë të ulët iu përgjigj pyetjeve të gjyqtares Fida Osmani, e cila e pyeti nëse kishte ndonjë gjë për të thënë për akuzat para se të shprehej ajo me vendim. I qëndroi deklarimeve të dhëna në polici ku kam treguar me hollësi të gjitha ngjarjet që kam kryer. Në asnjë rast nuk kisha qëllim të vrisja njeri, por, doja vetëm të grabisja lekët. Vjedhjet i bëja për të bërë pasur një jetë më të mirë, pasi humba gjithçka që kisha në Greqi. Jam penduar për të gjitha krimet e bëra. Jam dakord me avokaten-theksoi Gushi dhe u ul në karrigen e plastikës brenda kafazit të hekurt. Ndërkaq, avokatja mbrojtëse Vjollca Pustina në fjalën e saj, u shpreh se klienti im nuk donte të vriste njeri. Vrasjet i ka bërë nga pakujdesia për të cilat ka shprehur pendesë dhe kërkojmë që të merren parasysh nga Gjykata si rrethana lehtësuese, pasi ka bashkëpunuar edhe me policinë. Ndërsa, prokurorja e çështjes Lindita Ziguri, gjatë leximit të kërkesës për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, renditi një sërë provash që 45 vjeçarin e bëjnë autor të grabitjes me armë me pasoj vrasjen e shtetases Leonora Kaloçi dhe efektivit të sigurisë së bankës Skënder Elmazi. Si dhe, grabitjen me pasoj vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj. Të dy këto krime, janë kryer nga e njëjta armë, e zbuluar kjo nga ekspertimi krahasues e balistik të gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes. Akt-ekspertimi i datës 30 Mars 2011 që mban nr.2919 provon faktin se arma e gjetur banessën e Viktor Gushit, është e njëjta nga e cila kanë gjetur vdekjen shtetasja Leonora Kaloçi, Rrapo Sinanaj dhe u plagos Skënder Elmazi-nënvizoi prokurorja, duke kërkuar nga togat e zeza caktimin e masës së sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Gjyqtarja Osmani, pasi dëgjoi pretendimet e prokurores, avokates dhe vetë të dyshuarit Gushi u tërhoq në dhomën e këshillimit, nga e cila doli vetëm 15 minuta më pas, ku kishte vendosur ta vlerësonte të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Hetimi

Nga ana tjetër, gjatë hetimeve paraprake, organi i akuzës ka zbuluar se shuma më e vogël e vjedhur nga Gushi është dyqani Western Unionit që ndodhet në afërsi të stadiumit Selman Stermasi, ku ka grabitur 1200 euro. Ndërkaq, shuma më e madhe e vjedhur nga Gushit, sipas dëshmisë së këtij të fundit, kap shifrën e 9500 eurove, në filialin e bankës që ndodhej në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Në asnjë rast nuk kam përdorur para, gjatë dhe pas grabitjes biçikletë, motor, makinë personale, mjete të transportit publik apo taksi. Gjithmonë, vëzhgimin, studimin e zonës dhe largimin nga vendi i grabitjes e bëja në këmbë, duke matur kohën me saktësi-ka thënë ndër të tjera Gushi para Policisë. Ndërkaq, në vendet ku 45 vjeçari konstatonte se kishte kamera të sigurisë, si për rreth ambienteve ku do grabiste apo kalonte rastësisht, ai ulte kokën dhe vendoste dorën në fytyrë. Në vendet ku e dija që ka kamera të sigurisë, vendosja dorën para fytyrës dhe ulja kokën, sikur po kruaja ballin-ka theksuar 45 vjeçari para efektivëve të policisë, në prani të avokates Pustina. Ndërkaq, i pyetur për bashkëpunëtorët në këto vjedhje, Gushi ka mohuar se kishte ndonjë person që kishte dijeni për veprimet e tija. Të gjitha vjedhjet i kam planifikuar dhe realizuar vetëm, pa ndihmën e ndonjë personi-ka thënë Gushi. Ndërsa, sa i përket lidhjeve intime, 45 vjeçari ka mohuar se kishte ndonjë gjë konkrete. Nuk kam pas dhe nuk kam të dashur prej kohësh. Kur doja të kaloja natën me ndonjë femër, e gjeja atë dhe e paguaja me lekë sa kërkonte e ndaheshim-është shprehur Gushi, duke mohuar se kishte ndonjë lidhje të qëndrueshme.

Pse e vrava arkëtaren dhe plagosa rojën

Para se të grabisja bankën NBG që ndodhej në sheshit Shtraus e kam studiuar fillimisht për gati një muaj filialin e bankës që ndodhej te rruga e Elbasanit. Aty nga ora 15:30 minuta, jam ngritur dhe sapo jam afruar tek dera kam vendosur kapuçin në kokë dhe dorezën në dorën ku nuk kisha armën. Një metër pa mbërritur tek dera kam shkrepur pistoletën në drejtim të rojës që nuk e kishte mendjen për momentin dhe e kam plagosur në dy krahët që mos të shtypte butonin apo të qëllonte me armë. Më pas jam drejtuar në sportelin e arkëtares, ku i kam kërkuar të mbush qesen me lekët. Ajo më tha nuk kam lekë dhe u ulë poshtë tavolinës së saj. Unë i thash Mos u ul se nuk të mbron tavolina prej dërrase nga plumbi, po ngrihu më jep lekët. Arkëtarja u ngrit dhe më hodhi çelësat, duke më thënë merri vetë, ja çelësat dhe unispër të dal nga sporteli ku ndodhej. Në këtë moment unë e qëllova me armë dhe dola nga dera.-ka thënë Gushi para policisë. /F.Vezaj/

Pse i shtiu argjendarit

Mbi një muaj kohë më ëshët dashur të vëzhgoja dhe studioja zonë ku ndodhej dyqani i floririt në rrugën Reshat Petrela. Ia drejtova pistoletën dhe i thash mbushe qesen. Ai filloi të mbushte qesen dhe po shante, ofendonte dhe kërkonte ndihmë duke bërtitur. I thashë  mos bërtit dhe mos lëvizë se të qëlloj. Ai një dorë mbante poshtë tavolinës dhe iku te cepi i lokalit dhe nga frika se do të njoftonte policinë e qëllova për ta plagosur dhe tentova të largohem. Ai vazhdonte të bërtiste. U ktheva dhe i thash përsëri mos bërtit, se do e vidhja dhe pastaj do e mbyllja në banjë dhe do largohesha, por, ai bërtiste. E qëllova për të dytën herë, dhe nisem të dal, por ai nuk ndalej duke bërtitur. Nga frika se do e dëgjojnë personat e dyqaneve që ishin afër u ktheva dhe e qëllova për vdekje dhe më pas jam larguar.   /F.V/

Grabitja te Medreseja

Viktor Gushi, për grabitjen me pasoj plagosjen e punonjëses së postës në afërsi të Medreses, është shprehur se nuk donte ta vriste apo ta qëllonte me armë, por, ajo e kishte fyer dhe ky më pas e kishte qëlluar. I kërkova që lekët ti hidhte në qese, por, ajo më ofendoi duke më thënë maskara çka e qëllova unë-ka thënë Gashi, duke treguar për rastin e vjedhjes me armë të pikës së grumbullimit të lekëve të faturave të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe dritave me pasojë plagosjen e rëndë të shtetases V.Tobli më 7 Korrik 2010. Po kjo pikë, ka rënë pre e grabitjes edhe me datë 28 Maj 2010, pak ditë para plagosjes së V.Toblit.

Precedenti

Si e dënuan për vjedhjen e 5 lavapjatave

Ka Lindur në Patos dhe është 45 vjeç, lindur në Patos, Fier e banues në Tiranë, i dënuar më parë në Greqi për Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike dhe në Shqipëri për vjedhje dhe largim nga vendi i aksidentit. Në vitin 1989 Gushi është arratisur nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, nga ku është kthyer në vitin 1992. Me tu kthyer nga Greqia, 45 vjeçari është martuar për tu ndarë katër vite më pas, por nga martesa nuk kishin asnjë fëmijë. Më pas në vitin 1994 Gushi ka ikur sërish në Greqi, ku ka qëndruar deri në vitin 2005. Gjatë kësaj kohe, në vitin 2000 në Greqi i dyshuari Gushi është arrestuar për akuzën e P

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›