Gushti i thate dhe temperature prej 36 gradesh
Ditet e para te muajit gusht, parashikohet te jene me te fresketa. Sipas meteorologeve, temperaturat e larta te korrikut, qe shkuan edhe ne vlerat mbi 40 grade Celsius, nuk do te jene me prezente ne territorin e vendit tone. Ditet e para te javes, nisin me nje renie te vlerave te temperaturave, me kater deri ne pese grade Celsius. "Duke filluar nga e marta, presim nje renie te vlerave te mengjesit me 4-5 grade, kjo renie do te vijoje. Te merkuren do te jemi ne temperaturat konstante dhe duke filluar nga e enjtja dhe ditet ne vazhdim, pritet qe temperaturat te pesojne nje rritje graduale. Kjo rritje do te jete me nje apo dy grade, por mund te themi qe nuk do te shkojne me shume se 35-36 grade", thote Lajda Porja, metereologe. Nje parashikim i pergjithshem per gushtin, sipas meteorologeve thote se ky muaj do te jete i thate, nderkohe qe reshje te pakta do te shenohen ne zonat malore. "Pritet qe reshje te kemi kryesisht pasdite dhe vetem ne zonat malore. Nuk perjashtohet dhe qendra e vendit. Muaji gusht do te jete nje muaj me i thate se sa nje muaj normal", vijon Porja. Era pritet qe te fryje deri ne 30 km ne ore, duke shkaktuar nje dallgezim te ulet ne det.