E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e arsimit dhe shendetesise, rritje 8 -10% deri me 2012

Ritmet e rritjes se pagave per punonjes e buxhetore, do te frenohen disi ne kater vitet ne vazhdim. Ministria e Financave, ne programimet afatmesme te buxhetit, njofton se rritja mesatare e pagave deri ne vitin 2012 do te jete me rreth 4.7 % ne vit. Nderkohe qe sektoret e arsimit dhe te shendetesise, serish do te kene nje rritje te diferencuar pagash me ritmet 8-10 per qind. Ekspertet ne Ministrine e Financave sqarojne, se punonjesit buxhetore do te mund te marrin te njejten vlere neto te rritjes se pages, si ne kater vitet e shkuara, per shkak se baza e tyre tashme eshte e larte. Duke e pare anetaresimin e Shqiperise ne BE, si nje sfide qe duhet kryer ne keto kater vite, rritja e pagave dhe pensioneve duket se do te jene nje nga menyrat per te plotesuat kushtet, ne lidhje me standardet e jeteses. Ne kete proces rritja me e madhe e nivelit te pages mujore, do te jete per mesuesit dhe mjeket. Ne sektorin e shendetesise, rritja e pagave te mjekeve dhe infermiereve, do te jete me e larte per shkak te baze se ulet qe ato kane. Ne kete menyre do te operohet edhe per pagat e sektorit te arsimit, ku rritjen me te madhe ne perqindje, do ta perfitojne punonjesit ne sistemin parauniversitar. Gjithashtu gjate tre viteve ne vazhdim, do te kete nje politike te qendrueshme te pagave per sektorin e rendit dhe te ushtrise. Ndersa administrata qendrore do te perfitoje nje rritje page mesatare, jo me shume se 4 per qind. Ekspertet e buxhetit ne Ministrine e Financave pohojne se, rritja do te nise te aplikohet ne mes te vitit, sic eshte bere tradite tashme. Te njejtet eksperte shpjeguan se, kategori te vecanta te buxhetoreve do te perfitojne perqindje te ndryshme pagash. Mirepo kategorizimet do te behen nga Departamenti i Administrates Publike, pasi qeveria te kete marre vendimin, per te harmonizuar keshtu masen e rritjes se pages me statusin e nepunesit civil. Politika buxhetore e rritjes se pagave, ka ne themel rritje te pervitshme te pagave ne administraten publike, ku perparesi do te kene pagat e uleta, duke synuar ngushtimin e diferencave, mes pages me te larte dhe asaj me te ulet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›