E Martë, 3 Nëntor 2026

Guterres: Fatkeqësia humanitare në Gaza është e papërshkrueshme

“Banorët e Rripit të Gazës po përjetojnë një katastrofë të papërshkrueshme humanitare, pavarësisht rrezes së shpresës të sjellë nga armëpushimi i përkohshëm”, kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB –së, Antonio Guterres.

Ai bëri thirrje për “një armëpushim të vërtetë humanitar”.

“Janë zhvilluar negociata intensive për zgjatjen e armëpushimit dhe ne i mirëpresim sinqerisht, por besojmë se kemi nevojë për një armëpushim real, humanitar”, shtoi ai, duke kujtuar se 80% e banorëve të Gazës janë zhvendosur që nga fillimi i luftës.

“Sistemi ushqimor është shembur dhe uria po përhapet, veçanërisht në veri“, vuri në dukje Guterres, duke nënvizuar gjithashtu se situata sanitare është “e padurueshme” në strehimore dhe përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›