Guterres i bën thirrje Hamasit të vazhdojë lirimin e pengjeve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri sot thirrje Hamasit që të vazhdojë lirimin e planifikuar të pengjeve, një ditë pasi organizata palestineze njoftoi se do të ndalojë procesin.
“Ne duhet të shmangim me çdo kusht përsëritjen e armiqësive në Gaza, të cilat do të çonin në një tragjedi të madhe”, tha Guterres në një deklaratë.
We must avoid at all costs resumption of hostilities in Gaza that would lead to immense tragedy.
I appeal to Hamas to proceed with the planned liberation of hostages.
Both sides must fully abide by their commitments in the ceasefire agreement & resume serious negotiations.
— António Guterres (@antonioguterres) February 11, 2025
“I bëj thirrje Hamasit që të vazhdojë me lirimin e planifikuar të pengjeve. Të dyja palët duhet të respektojnë plotësisht angazhimet e tyre ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe të rifillojnë negociatat serioze”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Hamasi njoftoi të hënën se do të ndalojë lirimin e pengjeve izraelitë deri në njoftimin e mëtejshëm pasi akuzon Izraelin se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit./vizionplus.tv