Përplasen avionët në aeroportin e Arizonës, një i vdekur

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën kur një aeroplan privat në pronësi të këngëtarit kryesor të grupit Mötley Crüe, Vince Neil, u përfshi në një aksident të hënën pasdite në aeroportin Scottsdale në Arizona, njoftuan autoritetet.
Aeroplani i Neil, u përplas me një avion biznesi Gulfstream 200 të parkuar, pasi u ul në aeroportin Scottsdale, sipas një zëdhënësi të aeroportit. Këngëtari nuk ishte në bord.
Sky News raportoi se piloti i jetën, ndërsa e dashura e Neil, Rain Andrean, një mik dhe bashkë-piloti u plagosën.
NEW: Video shows the moment a Learjet—registered to Chromed in Hollywood, which is registered in Wyoming with a principal agent listed as Vince Neil—crashed into a plane at Scottsdale Airport.https://t.co/ERNb9pw765 pic.twitter.com/Cvajjy7y9L
— azfamily 3TV CBS 5 (@azfamily) February 11, 2025
Një deklaratë e postuar në platformën X nga avokati i Neil tha se LearJet në pronësi të këngëtarit “po tentonte të ulej” në aeroport kur ndodhi përplasja.
“Për arsye që ende nuk dihen, avioni doli nga pista dhe u përplas me një avion të parkuar”.
Përplasja pason një varg aksidentesh vdekjeprurëse të avionëve në dy javët e fundit.
Një përplasje e helikopterit të ushtrisë me një avion komercial në Aeroportin Kombëtar Reagan pranë Uashingtonit, DC, vrau 67 njerëz më 29 janar.
Vetëm dy ditë më vonë gjashtë persona në bord dhe një person tjetër në tokë u vranë pasi avioni mjekësor u rrëzua në Filadelfia.
Javën e kaluar një aeroplan i vogël udhëtarësh u rrëzua në Alaskën perëndimore, duke vrarë të 10 personat në bord./vizionplus.tv