E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori Blagojeviç nuk jep dorëhëqjen

Guvenatori i Illinoisit, Rod Blagojeviç vazhdon të qëndrojë në post pavarësisht nga presioni në rritje për të dhënë dorëheqjen, përfshirë një kërkesë për të dhënë dorëheqjen nga presidenti i zgjedhur Barack Obama. Demokrati, 52 vjeç, u largua nga shtëpia tij në Cikago, duke iu shmangur një turme gazetarësh që prisnin jashtë shtëpisë së tij, dy ditë pasi u akuzua se u përpoq të shiste postin e Obamës në Senat për favore politike. Në të njëjtën kohë, Obama po u tregonte gazetarëve në një konferencë shtypi në Cikago se ai kishte urdhëruar zhvillimin e hetimeve për të zbuluar nëse kishte pasur ndonjë kontakt të stafit të tij me guvernatorin Blagojeviç përpara se ky i fundit të arrestohej të martën dhe të lirohej më pas. "Une nuk kam pasur kontakte me zyrën e guvernatorit. Unë nuk kam folur me guvernatorin për këto çështje. Këtë e di me siguri", tha Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›