Konjanovski:SHBA-të, mbështetje Maqedonisë

Mbështetja amerikane për zgjidhjen më të shpejtë të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë si dhe për integrimin e vendit në Aleancën e NATO-s vazhdon. Këtë e deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski pas takimeve në Uashington Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon. Konjanovski është takuar me Gordon Ingland, zëvendës-sekretar shtetëror i mbrojtjes dhe Xhudit Enshli, këshilltare e presidentit amerikan të Këshillit për siguri nacionale. "Në takim është theksuar se mbetet mbështjetja e fuqishme por edhe inkurajimi për Maqedoninë deri në integrimin e plotë në Aleancë", deklaroi ministri Konjanovski. Ai theksoi se i është thënë se, siç tha, i kuptojnë ndjenjat e popullit maqedonas edhe për atë çka do të thotë linjë e kuqe në bisedimet greko-maqedonase