E Diel, 1 Nëntor 2026

Guvernatori i BQK-së priti përfaqësuesin e BB-së në Kosovë

Përfaqësuesi rezident i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters vizitoi sot Bankën Qendrore të Kosovës, me ç’rast u prit nga guvernatori Bedri Hamza, i cili vlerësoi lart kontributin e BB-së dhënë për BQK-në dhe sektorin financiar të vendit përmes projekteve tani më të përfunduara, projekteve që janë në proces, si dhe projekteve të zotuara dhe që pritet të fillojnë së implementuari.

Hamza shprehu gatishmërinë për përmbushjen në kohë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme të të gjitha rekomandimeve të dala nga këto raporte vlerësimi.

Olters u shpreh se bashkëpunimi me BQK-në ka qenë i shkëlqyer dhe shumë efikas, andaj u zotua se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Njëherësh, ai e vlerësoi shumë efikas procesin e zbatimit të projekteve të Bankës Botërore dedikuar BQK-së dhe sektorit financiar. Olters shprehu gatishmërinë e zyrës së tij për bashkëpunim të ngushtë në adresimin e çështjeve që konsiderohen me interes për BQK-në dhe ku Banka Botërore mund të ndihmojë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›