Demaçi: Brukseli e përkëledhi Beogradin

( E plotësuar)Nëse Beogradi insiston dhe ngul këmbë me kerkesate e tyre maksimale në Veri, edhe Prishtina duhet të dalë me kerkesat e veta, për vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës ” ka thënë për “Presheva jonë” Adem Demaçi.
Vepimtari i çështjes sonë kombëtare Adem Demaçi rreth bisedimeve të djeshme maratonike të Brukselit mes Thaçit dhe Daçiqit nuk u tregua aq optimist, po as pesimist. Pyetjes se a u mbajt mirë kryeministri Hashim Thaçi në raundin e tetë të mbrëmshëm, ku pritej një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, z.Demaçi për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” eshtë përgjigjur “Thaçi, mirë u mbajt, megjithëse bisedimet vazhdojnë dhe do të arrihet një marrëveshje. Unë kam drojën se përkëdheljet e Evropës ndaj Beogradit, nuk janë shenja të mira për vedin tonë.”
Me kerkesat e serbëve dhe përkdheljet e Brukselit ndja Beogradt me dialogun, sipas Demaçit, Kosovës nuk po i këndohet kënga e mirë Kosovës. “Beogradi në Bruksel po kërkon bashkimin e komunave serbe në Veri, po kërkon gjyqësinë, policinë, po kërkon madje që ushtria e Kosovës të mos shkel në atë territorin tonë dhe tash nuk di çfarë po mbetet për të mos hyrë atje ?`! Kësaj ndryshe nuk thonë, pos auotonomi, që nesër i hap dyert për çfarë do hapi, deri në shkëputje”.
Prandaj sipas Adem Demacit , megjthëse topi tash gjenden në anën e Beogradit, delegacioni i Kosovës duhet të jenë syçelë, vigjilent dhe të ketë kujdes me dinakëritë e Serbisë e cila po insiston të rregulloj rendin dhe ligjin në shtetin tonë, me kërkesat e tyre në Veri të Kosovës.
“Bash nëse Beogradi insiston dhe ngul këmbë me kërkesat e tyre maksimale në Veri, edhe Prishtina duhet të dalë kërkesat e veta, për vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës ” tha në fund Adem Demaçi./Indeksonline/
------
Ka reaguar sot Lëvizja Vetëvendosje rreth takimeve formale mes Thaçit dhe Daçiçit, që përfunduan mbrëmë, të cilat baronesha Eshton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e shpalli si gjysmë të mbyllur.
Sipas Vetëvendosjes, fakti që mbrëmë nuk u arrit marrëveshja është lajm i mirë për Kosovën, por thekson se nuk ka vend për entuziazëm sepse mosarritja e marrëveshjes nuk shënoi edhe fundin e dialogut.
Me anë të një komunikate Lëvizja Vetëvendosje thekson se ky dialog nuk ka qenë dashur të nisë fare, sepse “dialogu jo parimor dhe për çështje të brendshme të Kosovës me Serbinë nuk ka se si të prodhojë rezultat në dobi të Kosovës”. Madje sipas saj, edhe marrëveshjet e deritashme të arritura përmes Edita Tahirit, kanë qenë “në dëm të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës të cilat kulmuan në degradimin e emërtimit politik të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nga Republika e Kosovës, në Kosovën me fusnotë”.
Vetëvendosje thotë se vazhdimi i dialogut, formal apo jo formal është vazhdim i mbushjes së formës (Asociacionit) me përmbajtje (kompetenca shtesë ekzekutive).
“Shtet, e aq më pak sovran, nuk bëhemi në negociata me Serbinë. Shtetin duhet ta ndërtojmë vet, në rrethanat tona në kundërshtim me ndërhyrjen e Serbisë. Tash nuk ka kurrfarë kuptimi tjetër të vazhdimit të kësaj varësie ndaj dialogut ku na ka futur Thaçi”, thuhet më tej në komunikatë
Shteti i Kosovës duhet të këmbëngulë në barazi mes popujve dhe shteteve, që në rastin me Serbinë arrihet duke e kushtëzuar atë, marrëdhëniet me të, në njohje të dyanshme dhe reciprocitet, theksohet në reagimin e Vetëvendsjes./Indeksonline/