Guvernatori i BSH-së, Rama reagon në twiter
Kryetari i Partisë Soicaliste Edi Rama ka reaguar menjëherë në Twiter pas rikandidimit që qeveria propozoi për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Rama ka shkruar në faqen e tij vetëm këtë fjali: Ekonomia në rrokullimë, Guvernatori në ngjitje - shenjë e sigurtë e rritjes së rreziqeve që paralajmëroi FMN-ja.
Më herët i pyetur nga gazetarët në lidhje me mandatin e tij si guvernator, Fullani ka theksuar “ Guvernatori është në detyrë dhe raporti i sotëm tregon që Banka e Shqipërisë është në detyrë për sfidat e të ardhmes”.