E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Guximi” i Gentës në Toplistat Gjermane?!

Këngëtarja drejt Londrës, takim me menaxherët e Jassie J.

Edhe pse kënga më e fundit e këngëtares Genta Ismaili, “Guximi”, nuk është duke korrur sukses të madh në Shqipëri, mediat kosovare pohojnë se ajo këngë gjendet edhe në top-listat Gjermane. Kënga e saj, “Guximi”, thuhet se po qëndron mirë në “Top Chart”-in gjerman. Deri më tani ky ndoshta është suksesi më i madh i këngëtares. Por ajo që nuk bëhet e ditur është fakti se në cilën top-liste gjendet kënga “Guximi”….? Kush e kryeson këtë listë…? Bëhet fjalë për këngët e huaja apo ato vendase…? Sepse pa dashur të jemi skeptic, na duket mëse e vështirë për t’u besuar ky lajm… Gjithsesi urojmë që ajo të dëgjohet nga shqiptarët atje më shumë sesa nga shqiptarët në Shqipëri. Përveç këtij lajmi, kohëve të fundit kishin qarkulluar edhe fjalë se këngëtarja është duke udhëtuar për në Angli për të bashkëpunuar me këngëtaren me famë Jessie J. Se sa e vërtetë është kjo, koha do ta tregojë… ka qenë vetë Genta në fakt, që në faqen e saj zyrtare në Facebook, kishte shkruar se udhëton drejt Londrës por, duke mos dhënë arsye shtesë në lidhje me këtë udhëtim. Këngëtaret tona shpesh udhëtojnë atje për ndonjë koncert, por Genta nuk kishte vënë asnjë reklamë, siç bën zakonisht kur ka mbrëmje muzikore në ndonjë vend. Këngëtarja kosovare ka kohë që dëshiron të provojë edhe tregun e huaj. Tentoi disa herë në Turqi, por si duket tregu atje nuk i pëlqeu shumë, pasi këngës “Sexy”, në duet me turkun, Cunyet Cakim, nuk ia realizuan videoklipin, ashtu siç ishte thënë më herët. Kënga u pëlqye tej mase tek ne dhe në shumë radio gjermane filloi të bëhet një hit i vërtetë. Për të vazhduar më tej me tentativa të reja për depërtim më të lehtë në Europë, Genta Ismajli debutoi në festivalin zviceran të Eurosong-ut, ku u skualifikua për shkak të numrit të vogël të votave të marra nga juria dhe publiku. Në albumin e fundit ajo ka edhe disa kompozime të Cara Dioguardit, por si duket nuk po e ndihmojnë shumë që të bëhet e njohur edhe në Amerikë. Por të dalim tek qëllimi i shkrimit. Teksa disa e kopjojnë, disa të tjerë tentojnë të bashkëpunojnë. Mësohet se qëllimi i vizitës së Genta Ismajlit në Londër ka qenë takimi me producentët e këngëtares angleze Jessie J, për të cilën javën e kaluar treguam se ka filluar ta kopjojë këngëtarja Dafina Zeqiri. Genta, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, ka pasur një takim me producentët e Jessie. Se çfarë është folur në këtë takim nuk dihet, por pasi është kthyer nga Londra, Genta përsëri në faqen e saj personale ka shkruar se është shumë e lumtur, gjë që lë të mendosh se mes saj dhe këngëtares Jessie J, në një të ardhme të afërt, mund të ndodhë edhe ndonjë bashkëpunim i suksesshëm, që do të jetë një shtysë kryesore që Genta Ismajli të arrijë qëllimin e saj. Përsa i përket jetës private, Genta Ismajli, që kurse është ndarë nga Milot Binaku, nuk ka krijuar një histori të vërtetë dashurie. Ajo është përfolur për marrëdhënie me ndonjë prej kolegëve të saj në Shqiëpri, por asnjëherë nuk është thënë një gjë konkrete, apo të jetë zyrtarizuar ndonjë marrëdhënie. Edhe spe në Kosovë është thënë se e vërteta për ndarjen e saj nga Miloti nuk dihet, pasi flitej se ndarjen e kanë bërë me qëllim marketingu, por ajo që dimë është se Genta vazhdon me karrierën e saj muzikore, pa u parë e shoqëruar me ndonjë mashkull. Në anën tjetër, edhe Miloti vazhdon të mbetet i vetëm dhe pa fat në dashuri, duke shijuar pushimet “solo”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›