E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo i ka thënë “jo” Anzhit dhe 25 milionë eurove

Anzhi kishte provuar të joshte edhe Zhoze Murinjon. Trajneri portugez i Real Madridit ka refuzuar muajin e shkuar një superofertë nga pronari i Anzhit, miliarderi Sulejman Kerimov, që i kishte garantuar një pagë vjetore prej 25 milionë eurosh. Lajmin e ka publikuar dje e përditshmja spanjolle “Marca”. Trajneri i Realit, sipas gazetës madrilene, paskësh marrë dhe refuzuar edhe një ofertë nga Mançester Siti me një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon si dhe një propozim “me një çek të bardhë” nga presidenti i Beshkitashit, miliarderi turk Jilldirim Demororen. Nëse do të kishte pranuar ofertën e klubit rus, që ka marrë kamerunasin Samuel Eto’o, Murinjo do të ishte bërë, sipas gazetës, trajneri më i paguar në historinë e futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›