E Diel, 1 Nëntor 2026

Gvozdenoviç jep dorëheqjen, pritet vendimi i klubit

Ivan Gvozdenoviç jep dorëheqjen. Burime të RTSH Sport pranë verdhebluve kanë bërë të ditur se trajneri i ka paraqitur dorëheqjen presidencës së  klubit të Elbasanit, ndërkohë që pritet vendimi që do të marrin këta të fundit.

Pas humbjes 2-1 të pësuar në Korçë përballë Skënderbeut, trajneri serb u shpreh se skuadrës po i mungon edhe fati, ndërsa me qetësinë e tij që e karakterizon theksoi faktin se do punohet akoma më shumë për të rregulluar gabimet.

Po dita e sotme ka sjellë një tjetër skenar, dorëheqjen e tij. Gvozdenovic mbërriti te verdheblutë në dhjetor të 2024, ndërsa ka një kontratë deri ën vitin 2027.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›