E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky: Shtetet e Bashkuara rifillojnë ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rifilluar ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën, pas një periudhe bllokimi të përkohshëm. Njoftimi u bë publik nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Meet the Press” në rrjetin televiziv amerikan NBC.

Gjatë fjalës së tij, udhëheqësi ukrainas vuri nëdukje rëndësinë e partneritetit strategjik me Uashingtonin, duke nënvizuar se çdo lloj mbështetjeje ndaj udhëheqësit rus do të kishte pasojat e veta. Zelensky deklaroi se besonte që “mbështetja e Putinit do të ishte një gabim historik për Shtetet e Bashkuara”, ndërsa shprehu optimizmin për vijimin e komunikimit diplomatik mes dy vendeve.

Pavarësisht periudhës së pezullimit të shkëmbimit të të dhënave, kreu i shtetit ukrainas shprehu shpresën se bisedimet dypalëshe me zyrtarët e lartë amerikanë do të mund të zhvillohen gjatë kësaj jave për të konsoliduar bashkëpunimin e mëtejshëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›