Gyl-Berisha: Marrëdhënie të shkëlqyera
Gjatë takimit, Berisha u shpreh se ndihej i nderuar që priste Presidentin e një vendi dhe kombi mik të Shqipërisë, si dhe një mik të tijin personal dhe një mik të madh e të shquar për popullin shqiptar, Presidentin Gyl.
Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën e Presidentit Gyl si një vizitë shumë të rëndësishme, e cila rikonfirmoi edhe njëherë marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, qeverive dhe popujve, por edhe do të japë një kontribut të madh përpara në këto marrëdhënie. Presidenti Gyl e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen dhe shprehu kënaqësinë e veçantë për mikpritjen e ngrohtë e miqësore që iu rezervua gjatë kësaj vizite në Shqipëri.
Presidenti Gyl shfrytëzoi rastin për t’i shprehur Kryeministrit Berisha urimet dhe përgëzimet më të ngrohta e të sinqerta për ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe për sukseset e mëdha që qeveria shqiptare ka arritur në rrugën e reformave të rëndësishme gjatë kësaj periudhë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe kontributi që ju dhe qeveria juaj dhatë në këtë drejtim, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i vlerësuar.
“Gjithashtu, gjej rastin t’ju përgëzoj për hapat e rëndësishëm që Shqipëria ka hedhur, nën udhëheqjen tuaj, në rrugën e anëtarësimit në BE gjatë muajve të fundit, u shpreh Presidenti Gyl. Turqia do të vijojë të jetë një aleate e ngushtë e Shqipërisë, në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe të mbështesë atë, si në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në të gjitha përpjekjet për zhvillim e progres në fusha të tjera, siguroi Presidenti turk Gyl.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për vendosmërinë e të dy vendeve për t’i zgjeruar dhe thelluar ato më tej në të gjitha fushat, në veçanti për sa i përket shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe zgjerimit të mëtejshëm të investimeve turke në Shqipëri. Në këtë kontekst, u vlerësua fakti që gjatë 4 viteve të fundit, investimet turke kanë njohur një rritje drastike, nga 150 milionë dollarë në vitin 2005, në 860 milionë dollarë në katër vitet e fundit.
Të dy personalitetet vlerësuan ecurinë e suksesshme të kompanive prestigjioze turke në investimet e tyre në Shqipëri, në shumë fusha, si dhe shprehën gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e energjisë, turizmit, policisë dhe ruajtjes së rendit, industrisë, metalurgjisë, etj.
Në takim u vlerësua efekti pozitiv që ka sjellë zbatimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes dy vendeve. Presidenti Gyl i bëri me dije Kryeministrit Berisha se gjatë vizitës së tij në Tiranë, delegacioni i tij përmban edhe një numër shumë të madh investitorësh e biznesmenësh turq, të cilët kanë vlerësuar lartë ndryshimet e jashtëzakonshme që po ndodhin në Shqipëri dhe reformat e rëndësishme që qeveria shqiptare ka marrë për krijimin e klimës më të favorshme për thithjen e investimeve të huaja.
Gjatë kontakteve që kam pasur me kompanitë turke që operojnë në Shqipëri, u shpreh Presidenti Gyl, më është bërë me dije se investimet e tyre janë përkrahur maksimalisht nga autoritetet shqiptare dhe se investitorët turq ndihen në Shqipëri si në vendin e tyre.