BE premton miliarda për fondin e klimës
Përpara kësaj deklarate, kryeministri britanik, Gordon Brown dhe presidenti francez Nicholas Sarkozy, prezantuan ato që i konsiderojnë elemente esenciale për një marrëveshje në konferencën e Kopenhagës.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp ata thanë se fondi për ndryshimin e klimës duhet të marrë rreth 10 miliard dollarë në vit. Brown tha se çdo marrëveshje në Kopenhagë do të duhet të jetë e detyrueshme nga ana ligjore brenda 6 muajsh.
Pas një nate të gjatë negociatash, udhëheqësit e BE-së thonë se i kanë tejkaluar obejktivat e tyre. Kryeministri sudez, Frederik Reinfeldt që drejtoi samitin, tha se që të gjitha vendet e BE-së do të kontribuojnë.
"Evropa", tha ai, "është duke treguar lidership duke bërë atë që i takon dhe u bëjmë thirrje të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë."
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se kishte besim që kjo marrëveshje do t'i jepte shtysë rezultateve në Kopenhagë. (bbc)