Gyl-Topit: Mbështesim fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Presidenti turk Abdullah Gyl në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Topi pasi falenderoi për ftesën theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mbështetura në histori dhe janë të shkëlqyera në të gjitha fushat.
"Turqia e konsideron Shqipërinë si një partner të fuqishëm në rajon theksoi Gyl duke shtuar se vendi i tij mbështet fuqishëm hapat që ka bërë Shqipëria drejt Bashkimit Europian.
Nga ana e tij Presidenti Topi u shpreh se gjatë bisedimeve me homologun e tij i ka shprehur respektin e veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve duke vlerësuar edhe dialogun e lartë që ekziston mes dy vendeve dhe miqësinë e konsoliduar në shekuj. E kam siguruar presidnetin Gyl që marrëdhëniet duhet tona do të intesifikohen në interes të dy popujve tanë" theksoi Topi duke shtuar se Turqia i ka dhënë një ndihmë të pakursyer Shqipërisë në anëtarësimin në NATO.
"Prania e kompanive turke prej vitesh dhe sidomos roli i tyre në fushat më të rëndësishme shqiptare patjetër që meriton vëmendje dhe meriton të inkurajohet për investime të tjera" theksoi Topi
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët për paktin detar me Greqinë që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese Presidenti Topi theksoi se është i angazhuar për një transparencë sa më të plotë në lidhje me këtë çështje por theksoi se do të respektojë institucionet e shtetit duke mos u shprehur gjatë porcesit. "Fakti që procesi është në gjykatë dhe në respekt të kësaj gjykate do të presë vendimin dhe do të shprehem në momentin që kam aksesin për t'u shprehur" theksoi Topi.
Ndërsa në lidhje me situatën politike në vend Topi theksoi se inkurajon palët për dialog por në pozicionin e tij si president e bën të pamundur interferimin në vullnetet politike të partive.