Gyl: Mbështesim rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Presidenti turk Abdullah Gyl në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Topi pasi falenderoi për ftesën theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mbështetura në histori dhe janë të shkëlqyera në të gjitha fushat.
"Turqia e konsideron Shqipërinë si një partner të fuqishëm në rajon theksoi Gyl duke shtuar se vendi i tij mbështet fuqishëm hapat që ka bërë Shqipëria drejt Bashkimit Europian.
Nga ana e tij Presidenti Topi u shpreh se gjatë bisedimeve me homologun e tij i ka shprehur respektin e veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve duke vlerësuar edhe dialogun e lartë që ekziston mes dy vendeve dhe miqësinë e konsoliduar në shekuj. E kam siguruar presidnetin Gyl që marrëdhëniet duhet tona do të intesifikohen në interes të dy popujve tanë" theksoi Topi duke shtuar se Turqia i ka dhënë një ndihmë të pakursyer Shqipërisë në anëtarësimin në NATO.
"Prania e kompanive turke prej vitesh dhe sidomos roli i tyre në fushat më të rëndësishme shqiptare patjetër që meriton vëmendje dhe meriton të inkurajohet për investime të tjera" theksoi Topi