E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gylxhin zëvendëson Hyremin

Pasi Merjem Yzerli, për shkak të depresionit dhe problemeve psikike, është larguar nga xhirimi i serisë së popullarizuar, mediet turke pohojnë se producentët e kanë gjetur një zëvendësuese për të.

Ky lajm me siguri do t’i tronditë adhuruesit e flokëkuqes së lindur në Gjermani. Njëra nga aktoret më të popullarizuara turke Merjem Yzerli më nuk do ta luajë rolin e personazhit të sulltaneshës në serinë ‘Sylejmani i Madhërishëm’!

Në fakt, Hyrem e popullarizuar tashmë për një kohë është në depresion, ndërsa mediet turke e kanë publikuar lajmin se mu për shkak të largimit të saj nga seria, Merjem do të zëvendësohet nga aktorja e 36-vjeçares, Gylxhin Santixhoglu. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›