E Diel, 1 Nëntor 2026

HAGË – Miratohet konventa për krijimin e një komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë

PARIS, 16 dhjetor /ATSH/- Haga miratoi sot konventën për krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të kompensuar Ukrainën për dëmet e shkaktuara nga Rusia, sipas UNN.

Udhëheqësit, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërritën sot në Hagë për të ngritur një Komision Ndërkombëtar për Kërkesa për të kompensuar Kievin për qindra miliarda dollarë dëme nga sulmet ruse dhe krimet e dyshuara të luftës.

Dhjetëra figura të larta nga Evropa dhe më gjerë, përfshirë shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas morën pjesë në një konferencë njëditore të bashkëorganizuar nga Holanda dhe Këshilli i Evropës me 46 vende, grupi më i madh i të drejtave të njeriut në kontinent

Ukraina, Holanda dhe Moldavia ishin të parat që nënshkruan dokumentin, i cili është i hapur për të gjitha shtetet.

Konventa mbi krijimin e një komisioni ndërkombëtar për kompensimin e Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga Rusia u miratua sot në Hagë në kuadër të punës nën kujdesin e Këshillit të Evropës. Ukraina, Holanda dhe Moldavia ishin vendet e para që e nënshkruan atë.

“Sot në Hagë, 35 shtete do të nënshkruajnë konventën mbi krijimin e një komisioni ndërkombëtar”, tha sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset.

“Regjistri i Dëmeve për Ukrainën u krijua në bazë të Këshillit të Evropës në vitin 2023, dhe tashmë 44 shtete dhe BE-ja i janë bashkuar kësaj iniciative. Janë paraqitur më shumë se 85,000 aplikime”, shtoi ai.

Pas miratimit të saj, konventa u shpall zyrtarisht e hapur për nënshkrim. Dhe të parët që e nënshkruan ishin tre vende – Ukraina, Holanda dhe Moldavia, në prani të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministrit holandez, Dick Schoof, presidentes moldave, Maia Sandu dhe sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›