E Enjte, 5 Nëntor 2026

HANOI – Putin nuk përjashton dërgimin e raketave për Phenianin

HANOI, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Rusia mund të furnizojë Korenë e Veriut me armë të precizionit të lartë, pra raketa të afta për të kërcënuar forcat amerikane në gadishull, në përgjigje të bombardimeve të Rusisë me lëshues të vënë në dispozicion të Kievit nga vendet e NATO-s.

Paralajmërimi u nis nga Vladimir Putin, në përfundim të një misioni në Azinë Lindore, gjatë të cilit të mërkurën në Phenian ai nënshkroi një pakt ndihme të ndërsjellë ushtarake me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në rast agresioni ndaj dy vendeve

Duke komentuar deklaratat e Seulit pë të furnizuar me armë Ukrainën, Putin ka theksuar se ”furnizimi i Seulit me armë vdekjeprurëse në Kiev do të ishte “gabim”.

Koreja e Jugut njoftoi sot se do të rishqyrtojë pozicionin e saj për furnizimin me armë në Ukrainë, pasi Pheniani dhe Moska nënshkruan traktatin që siguron një angazhim të ndërsjellë për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast se secili prej vendeve sulmohet./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›