E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-et bien prurjet dhe shkarkimet

Ndalimi i rreshjeve ka shaktuar edhe renien e nivelit te prurjeve te ujit ne hidrocentralet e kaskades se Drinit dhe per kete arsye jane ulur edhe shkarkimet nga portat e tyre. Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH ka njoftuar paraditen e te henes se ka nje rritje me rreth 20 centimetra ne liqenin e hidrocengralit te Fierzes i cili tani eshte ngjitur ne kuoten e 29159 metrave ne nje kohe qe kuota maksimale e tij eshte 296 m.

Por ajo qe bie ne sy eshte nje reduktim i ndjeshem i prurjeve ne Fierze qe sipas KESH aktualisht jane 900 meter kub ne sekonde apo rreth 500 meter kub me pak se nje dite me pare. Por sasia e shkarkimeve eshte mbajtur ne te njetat nivele me rreth 1000 meter kub ne sekonde synim qe te ulet kuota e liqenit.

Ne hidrocentralin e Komanit situata eshte ne permiresim. Niveli i liqenit me shkarkimet qe shkojne deri ne 1400 meter kub ne sekonde eshte ulur me rreth 50 centimetra dhe ka rene ne kuoten 169. 5 metra ne nje kohe qe maksimumi i liqenit eshte kuota 175 metra. Se bashku me shkarkimet e Fierzes prurjet ne Koman jane 1350 meter kub ne sekonde.

Me e renduar eshte situata e hidrocentralit te Vaut te Dejes pavaresisht se edhe ketu parametrat jane ne permiresim. Kuota e liqenit eshte 73.8 ne nje kohe qe maksimumi i lejuar eshte 76 metra. Por KESH raporton se ne kete hidrocentral ka nje renie te prurjeve me rreth 200 meter kub ne sekonde. Ata jane regjistruar paraditebn e te henes 1800 meter kub ne sekonde nderkohe qe shkarkimet jane rreth 1500 meter kub ne sekonde apo 500 meter kub me pak se nje dite me pare. Situata e hidrocentraleve po monitorohet panderprere.

Nertan Prifti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›