E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci tre te akuzuarit ne burg

Gjykata e Shkalles se Pare rrezoi kerkesen e avokateve mbrojtes per lirimin e te pandehurve per ceshtjen e Gerdecit. Sipas trupit gjykues Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Gjeci do te mbeten ne paraburgim pasi nga llogaritjet e gjykates ka rezultuar se koha e paraburgimit eshte brenda afateve pasi numerimi fillon ne Qershor 2010 dhe jo ne muajin Mars 2010 kur dosja u depozitua ne Gjykaten e Larte.

Pas vendimit i cili u mor me dyer te mbyllura mbrojtesit ligjore kerkuan konsulta me klientet e tyre per doreheqjen perfundimtare nga ceshtjavendim ky I cili sipas tyre vjen si rrjedhoje e gjykimit te gabuar nga gjykata.Ne shenje proteste ata braktisen dhe sallen e gjyqit.

Pas kesaj trupi gjykues vendosi per zevendesimin e avokateve duke e quajtur veprimin e tyre si thyerje te etikes.Te pandehurit e dosjes Gerdeci akuzohen per vrasje masive ndaj me shume se dy personave. Prokuroria ka ngritur akuza te renda ndaj tyre si pergjegjesit kryesore per tragjedine e 15 marsit 2008 ne Gerdec ku viktima mbeten 26 persona ndersa u plagosen mbi 300 te tjere.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›