HEKURISHTJA

Teatri, pavarësisht nga identiteti dhe fjalori i cili përdoret nga menaxherë të profileve të ndryshme, sot nuk është pronë e askujt për shkak se prej “tynehershit” e deri në këtë “dakik” paraqet një vlerë shpirti, e kjo vlerë pavarësisht nga përmbajtja do t’i bartet shikuesve edhe “nesër”. Kjo do të thotë se ky “mall” shumë më shpesh mund të klasifikohet si shpirtëror e shumë më pak material, kështu që pas çdo premiere dhe largimi nga ky “tempull” nuk fitohet diçka në xhep, mirëpo fitohet një “katarzis” në kokë dhe zemër! Një shtet i cili me shumë vështirësi këndellët nga konflikti, sot ka nevojë për teatro moderne, funksionale në mënyrë që me ndihmën e një interaksioni estetikë dhe social të “zhvendoset” në kulturë europiane!
Në kushte të një varfërie konstante, një “gabim” do të thotë shumë gabime e shumë prej menaxherëve të cilët flasin në emër të teatrove në vetën e parë vazhdojnë të gabojnë e do të besojnë ( kështu veprojnë edhe sot...) se është e mjaftueshme një arsimim përkatës, disa ide, një emblemë politike e disa shishe me “vodkë” në tavolinë me e “dashuru” teatrin në mënyrë që të “krijohet” një teatër!
Në debatet e fundit për teatër në të cilat do të jepen shumë propozime, sugjerime të rëndësishme, mirëpo edhe mendime “kot”, nga një pjesë dërmuese e pjesëmarrësve do të krijohet e zyrtarizohet fatkeqësisht një situatë absurdi kur kompetencat e Teatrit Kombëtar do të centralizohen në vazhdimësi, ndërsa teatrot e qyteteve do të degradohen në favor të një decentralizimi utopik i cili duhet të jetë rezultat i kulturave politike inekzistente të proklamuara nga Ministria e Kulturës viteve të fundit!
Prosperiteti i teatrove tona në kuptimin e prezantimit të autorëve të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë do të krijojë “shpresë” dhe iluzione se diçka tekefundit ka filluar të ndryshojë! Mirëpo kjo “shpresë” sot paraqet vetëm një iluzion realiteti i cili ka filluar të sforcohet me një ligj të çoroditur teatri dhe me politika konformiste të bartësve të tyre. Shumë ndryshime në teatër ndërlidhen me reforma financiare-organizative në struktura teatri.
Një nga qëllimet e reformave duhet të jetë zvogëlimi i dallimeve në mes të artistëve skenik dhe obligimeve ekonomike të teatrove duke përfshirë këtu impulse të shumëllojshme ekonomike për nevoja artistike. Në këtë drejtim Teatri Kombëtar i Kosovës p.sh. edhe në ditët e sotme funksionon pa statut të përcaktuar, e pa ansambël rezident i cili do të duhej të rizgjidhej shumë më herët, e kjo gati në secilin projekt shkakton tash shumë përplasje në mes të aktorëve aktivë në teatër dhe aktorëve aktivë në televizion, radio ose film të angazhuar me kontratë.
Ky sistem i trajtimit me “dallime” ndikon në “balancin kolektiv” e pakënaqësia
individuale kërkon një zgjedhje të shpejtë dhe politikë të drejtë kadrovike e cila si duket shumë vështirë realizohet në një mentalitet etatist teatror.
Modeli i përzgjedhjes së teksteve pa lidhje direkte me kreatorin e shfaqjes (regjisorin) i aplikuar vitin e kaluar nga drejtori artistik Jeton Neziraj, është dëshmuar si model jo konkret, joefikas, joelastik, për shkak se një pjesë dërmuese e teksteve është riadaptuar në kontinuitet, duke humbur në “vakt”, ndërsa përzgjedhja e regjisorëve nga menaxhmenti ishte joadekuat duke zhgënjyer në rezultate dhe të hyra në fund të vitit.
Kjo gjendje e përçudnuar do të ndikojë që njerëzit e caktuar të krijojnë biografi në emër të Teatrit Kombëtar, mbrojtje ose siguri si ka ndodhur me drejtorin artistik, i cili “shpërdor” këtë teatër për favore e interesa personale, “shpërdoron” hapësirën publike për iniciativa të OJQ-së së tij private, bile shkon edhe më larg në konflikt interesi duke përzgjedhur tekstet personale edhe pse kinse në rolin e “selektorit”, në kuadër të një “networku” të dramaturgjisë europiane! Deklaratat e muajit të fundit kontradiktore në relacionin: Berisha-Neziraj, paralajmërojnë një sindromë të rëndë konflikti përbrenda kësaj shtëpie teatrore e cila na jep të mendojmë se komunikimi në mes të dy palëve është i shkëputur dhe zhvillohet vetëm me “e-mail!”
Në këto kushte jokomunikimi dhe joevaluimi kërkohet politikë programore, flitet për imazhin e teatrit në ndërtim, përmenden autorë ekskluziv dhe origjinal, kërkohen regjisorë aktualë dhe me reputacion dhe flitet për principe morale dhe rezultate financiare! Mirëpo, principet morale nga ana juaj janë të relativizuara dhe ato sipas nevojës përdorën për përkrahje ose ndalesa! Sipas nevojës thirreni në to e sipas nevojës i harroni ose refuzoni!
Tjetërsimi i juaj ka arritur atë nivel, sa nuk jeni në gjendje ta dalloni të vërtetën nga gënjeshtra dhe vetëm një veprim të ndershëm nga spekulimi!
Morali juaj gjendet mbi një kali prej hekuri i cili lëkundet majtas dhe djathtas derisa ndonjëri prej jush do përplaset në tokë e do përfundojë me “turi të thyer”. Ky teatër sot duket si një fabrikë e vjetër hekuri e cila prodhon me tepricë, mirëpo nuk e di si dhe për çfarë destinimi...