E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulime nënujore në Karaburun

Nje tjeter anije zbulohet shume prane gadishullit te Karaburunit nga ekspedita shqiptaro –amerikane e kerkimeve nen ujore e cila prej kater vitesh eksploron ujrat shqiptare. Behet fjale per nje anije mjaft te madhe ne gjatesine prej 140 -145 metra, deri me tani anija me e madhe e zbuluar prej kesaj ekspedite. Anija mendohet se duhet ti perkase periudhes midis dy luftrave boterore dhe duhet te kete qene nje anije transportuese e perdorur nga marina luftarake e nje prej fuqive nderluftuese te cilat lundronin pergjate bregdetit shqiptar.

Arkeologet e ekspedites shqiptaro –amerikane mendojne se anija e sapo gjetur mund te jete nje prej anijeve te Marines Italiane e cila u godit nga nendeteset angleze ne 14 Qershor te 1943. Ne se kjo e dhene do te perputhet me studimin e metejshem te ketij reliti arkeologjik atehere mund te thuhet se kjo ekspedite mund te kete zbuluar vendodhjen e anijes Italiane ROSANDRA. Anija ROSANDRA nje anije me kapacitet mbi 8 mije ton e Marines Italiene dhe e ndertuar ne kantierin e Triestes me 1921 rezulton e mbytur nga nendeteset britanike ne 14 Qershor 1943 ne nje lundrim qe rezultoi fatal nga Porti i Vlores per ne Portin Grek te Patras. Ne se anija e zbuluar nga ekipi shqiptaro-amerikan rezulton te jete ROSANDRA atehere thone ekspertet kemi nje koincidence mjaft interesate pasi zbulimi u be vetem 3 dite larg pervjetorit te mbytjes se saj.

Ekspedita e drejtuar nga Dr.Jef Royal per palen amerikane dhe Dr.Adrian Anastasi i Institutit te Arkeologjise mendojne se ky zbulim i rendesishem tregon edhe nje here per vlerat e medha qe fshihen ne thellesite e detrave shqiptare. Ekspedita arkeologjike nen ujore shqiptaro amerikane do te vazhdoje edhe per dy muaj te tjere te skanoje fundin e detit me synim berjen e hartave te nen ujit, nje projekt ky i cili e vendos Shqiperine ne vendet e pakta te Mesdheut te cilat kane bere te mundur identifikimin e pasurive te tyre nen ujore.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›