E Diel, 1 Nëntor 2026

HELSINKI – Frederiksen kritikon Finlandën dhe Norvegjinë për telefonatat me Putinin

HELSINKI, 27 tetor /ATSH- ANSA/ – Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka kritikuar vendimin e presidentit finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Støre, për të telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin, pa koordinim paraprak me vendet e tjera nordike.

“Jam shumë skeptike për këtë nismë norvegjeze dhe finlandeze. Ajo nuk është koordinuar me asnjë prej nesh”, deklaroi Frederiksen për gazetarët, në margjinat e një takimi të liderëve të vendeve nordike në Finlandë, ku merrnin pjesë edhe Stubb dhe Støre.

“Për të qenë e sinqertë, nuk e di se çfarë mendojnë se mund të arrijnë këto dy vende me këtë veprim”, shtoi kryeministrja daneze.

Deklaratat e Frederiksen nënvizojnë mosmarrëveshjet mes vendeve nordike lidhur me nismat diplomatike ndaj Moskës dhe rëndësinë e koordinimit mes aleatëve për çështjet që lidhen me Rusinë.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›