E Diel, 1 Nëntor 2026

HETIMET PR LIQENIN - Njeriu i Berishes pjesen me te madhe

Bashkim Ulaj njeriu i Sali Berishes ka pjesen me te madhe te kontratave te ndertimeve tek Liqeni ndersa pjesa Tartari - Selmanllari eshte nje pjese e parendesishme gati sa nje e njezeta e pjeses kryesore. Ulaj shfaqet gjithandej si biznesmeni qe ka perfituar me shume nga fondet publike te pushtetit te Berishes

Prokuroria e Tiranes eshte duke mbyllur hetimet rreth debatit publik te bere per projektin e ri te ndertimeve tek Liqeni Artificial i Tiranes. Perfundimet e prokurorise jane te kunderta me deklaratat publike te Berishes per te mos thene teresisht kunder tij.

Perfundimi i pare qe del nga hetimet eshte se biznesmeni me i rendesishem nen ndikimin e te cilit eshte hartuar dhe miratuar nga KRRTSH e drejtuar nga Sali Berisha destinacioni i ndertimeve ne Zonen e Liqenit Artificial eshte Bashkim Ulaj nje njeri i afert i familjes Berisha.

Bashkim Ulaj sipas hetimeve te prokurorise eshte investitori me i madh ne ate zone me rreth me rreth 90 mije metra katror i ndjekur nga Besnik Sula me po afersisht kaq siperfaqe te kontraktuara paraprakisht me pronaret e zones.

Pikerisht ne zonen ku Ulaj ka kontraktuar token Berisha ka miratuar dhe kullat me te larta per ndertim. Pervec ketyre dy blloqeve sipas hetimeve te prokurorise rezulton dhe nje siperfaqe rreth 11 mije metra katror pra sa nje e 20-ta e kesaj siperfaqe ku partneri i Vokshit Rrahman Selmanllari dhe tri investitore te tjere perfshi dhe Dritan Avllain kane bashkuar kontratat me pronaret. Por ne kete mikrosiperfaqe ne raport me siperfaqet gjigante te investitorit te familjes Berisha nuk jane parashikuar kulla por nje hotel i ulet.

Prokuroria po ashtu ka siguruar deshmite e Selmanllarit dhe Tartarit te cilet kane deklaruar se cdo gje e kane bere me vullnet te lire ne kete siperfaqe te vogel qe kane ne raport me dy biznesmenet e medhenj cka bie ndesh me deklarata publike te Berishes ne emer te Selmanllarit se per ato 12 mije metra katror jane dashur te falin 20 per qind te tokes. Ne te vertete toke nuk ka falur askush se toka eshte e pronareve dhe investitoret vetem sa kane lidhur kontrata paraprake me ta.

Hetimi i prokurorise nuk gjen veper penale ne gjithe cfare ka ndodhur pervecse zbulon se pjesen e luanit ne gjithe kete histori e ka njeriu me i afert i familjes Berisha ne biznes.


Kush eshte Bashkim Ulaj njeriu i Berishes ne ndertimet e Tiranes


Ulaj eshte nje biznesmen me origjine nga fshati Vuthaj pertej kufijve shteterore te Shqiperise ne Mal te Zi fshat nga i cili eshte dhe gruaja e kryeministrit Sali Berisha. Familja e tij eshte vendosur ne Lac ne vitet gjashtedhjete. Si biznesmen ai eshte ofruar per ndertime ne Tirane pas vitit 1997 kur bashkia drejtohej nga Albert Bokaj por ka vazhduar ndertimet dhe pasi ne pushtet ka ardhur Edi Rama. Ky i fundit e ka favorizuar ate me leje ne disa pika kyce te Tiranes sic eshte zona rreth Radiotelevizionit Shteteror. Ne vitin 2004 Bashkim Ulaj i ka dhene familjes Berisha tri apartamente te deklaruara me cmime simbolike ne nje prej te cileve banon sot ende familja kryeministrore ndersa dy te tjeret jane ne dispozicion te femijeve.

Me ardhjen e Berishes ne pushtet Ulaj ka zhvilluar dukshem bizneset e tij duke perfituar dy licenca fabrika cimentosh miliona euro tendera ne KESH dhe prej vitit 2007 nga nje kompani anonime eshte bere kompani lider ne ndertimin e rrugeve duke fituar cdo gare ku futet. Ministri i Transportit Sokol Olldashi per koincidence po ashtu ka pas blere apartament ne pallatet e tij para se te behej minister ndersa shume figura te pushtetit shihen nen shoqerimin e tij ne pushime jashte Shqiperise ne Spanje dhe Itali.

Ulaj po ashtu eshte i perfshire ne disa ndertime problematike ne Tirane si ndertimi tek rruga e burgut ku pronaret e akuzojne per zaptim trualli ndertimin para PD ku ndertimi ka filluar ende pa u zbardhur leja si dhe ndikimin e tij se bashku me Aleksander Frangaj per ti kthyer destinacionin zones se stadiumit Qemal Stafa nga zone sportive ne zone banimi per te ndertuar se bashku nje kompleks te shtrenjte banimi.

shte interesant fakti se Ulaj megjithese eshte perfituesi kryesor i fondeve publike nga qeveria Berisha dhe i lidhur ngushte me familjen eshte dhe i pasulmuar nga opozita cka tregon ndikimin e lidhjeve klienteliste te tij mbi liderin e opozites.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›