Kemi mbetje ne vendin tone skemi pse importojme

Kreu i Shoqates se Ricikluesve Balteza tha se vendi yne prodhon cdo vit rreth 850 mije tone mbetje. Qeveria te na mbeshtese
Mbeturinat e riciklueshme gjenden me mijera ton ne vendin tone dhe nuk eshte aspak e nevojshme te importojme nga vendet e tjera. Problem mbetet administrimi dhe ndarja sipas kategorive te ketyre mbetjeve ndaj dhe qeveria dhe pushteti vendor duhet te marrin masa ne kete drejtim. Kete e deklaruan dje Kreret e Shoqates se Ricikluesve te cilet kane kritikuar vendimin per importin e mbetjeve nga vendet e tjera.
Drejtuesi i kesaj shoqate Bardhyl Balteza sqaroi situaten ne vendin tone ne lidhje me mbeturinat e riciklueshme dhe pengesat qe ndeshin bizneset vendase per riciklimin e mbetjeve.
Riciklimi
Ne Shqiperi prodhohen cdo vit rreth 850 mije tone mbetje dhe te pakten 40 e tyre jane te riciklueshme. Duke u mbeshtetur ne kete situate perfaqesuesit e ricikluesve te mbetjeve shtrojne pyetjen se perse eshte e domosdoshme qe ne te importojme mbetje qe per shoqerite e riciklimit jane lenda e pare.
Keshtu kreret e Shoqates se Ricikluesve kane sqaruar se baza ligjore qe detyron ndertimin e infrastruktures per menaxhimin e mbetjeve urbane nuk eshte ende gati dhe ka nje pengese nga pushteti qendror dhe vendor.
Nuk kemi infrastrukturen e duhur qe keto mbetje te grumbullohen te seleksionuara nuk gjejme mbeshtetje as nga qeveria as nga pushteti vendor per dy arsye. Se pari per arsye ekonomike te cilen vendi yne nuk e ka. Dhe se dyti nuk ka as vullnet nga institucionet per ta realizuar kete.
Tashme po behet baza ligjore per mbetje i cili e detyron pushtetin vendor qe ta bejne seleksionimin e mbetjeve ne dy sektor. Ne po lobojme ne parlament dhe ne qeveri qe keto ti jene me koncesion grupit te interesit - pohon Bardhyl Balteza.
Mbetjet
Vendi yne ka sasi te madha mbetjesh te riciklueshme por perfaqesuesit e ketij sektori theksojne se 70 te mbetjeve shoqerite e riciklimit e kane importuar nga jashte qe prej vitit 2004 dhe deri me sot. Lista e gjelber e miratuar nga Keshilli i Ministrave pak dite me pare sipas tyre ka saktesuar se do te lejohet importi i 11 mbetjeve qe per keto biznese jane lenda e pare per prodhim.
Nuk gjejme mbeshtetje nga institucionet nuk ka nje opinion te plote qe te mbuloje ne kete drejtim. Mbetje jane me qindra tone. Kemi kapacitete te plota per ta bere kete pune.
Investimet nuk do te mungojne qofte edhe nga partneret evropiane nese keto materiale do te mblidhen ne Shqiperi dhe do te riciklohen pikerisht vetem mbeturinat qe mblidhen ketu - thekson Bardhyl Balteza. Shqiperia renditet nje nder vendet me ndotjen me te larte te ajrit ne Evrope dhe nje nder vendet ku menaxhimi i mbetjeve eshte problem kryesor.
Ne Shqiperi mbetjet nuk diferencohen sipas perberjes duke u bere pengese per perdorimin e tyre si lende e pare per fabrikat e riciklimit. Nderkohe qe ne pjesen me te madhe te territorit te vendit mbetjet nuk grumbullohen fare por hidhen pergjate shtreterve te perrenjve e lumenjve duke prodhuar nje situate mjedisore dramatike.
Ne Shqiperi prodhohen cdo vit rreth 850 mije tone mbetje dhe te pakten 40 e tyre jane te riciklueshme. Duke u mbeshtetur ne kete situate perfaqesuesit e ricikluesve te mbetjeve shtrojne pyetjen se perse eshte e domosdoshme qe ne te importojme mbetje qe per shoqerite e riciklimit jane lenda e pare.
Nuk kemi infrastrukturen e duhur qe keto mbetje te grumbullohen te seleksionuara nuk gjejme mbeshtetje as nga qeveria as nga pushteti vendor per dy arsye. Se pari per arsye ekonomike te cilen vendi yne nuk e ka. Dhe se dyti nuk ka as vullnet nga institucionet per ta realizuar kete.
Riciklimi cfare eshte dhe perse sherben
Riciklimi eshte procesi i riperpunimit te mbeturinave. Kohet e fundit ky proces ka nje zhvillim te gjere ne shume fusha industriale te hekurit drurit plastikes te qelqit per te permendur ketu me te rendesishmet.
Per ta bere sa me te thjeshte kete proces dhe riperfitimin e materialeve te riciklueshme eshte vene ne funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturinave ne kontenitoret perkates leter qelq plastike apo mbetjet e njoma qe jane mbetjet ushqimore. Kjo praktike fatkeqesish ende nuk zbatohet ne vendin tone por vendet e tjera te zhvilluara kane vite qe e zbatojne.
Riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tone. Grumbullimi i mbeturinave sjell nje mjedis me te paster per te gjithe kurse riciklimi i tyre mbron burimet e pasurite natyrore qe te mos shteren kurre.