E Hënë, 2 Nëntor 2026

HIMARË/ Humb jetën në krye të detyrës elektricisti fill pas furtunës

Një punonjës sezonal i OSHEE-së ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Himarë, gjatë ndërhyrjes për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik pas furtunës që përfshiu këtë qytet gjatë natës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 03:40, në Qendrën Shëndetësore të Himarës është dërguar pa shenja jete shtetasi B. B., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 54-vjeçari ka humbur jetën gjatë punës për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit, në Himarë.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe ekspertët përkatës, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›