HIV-i ne Shqiperi ne rritje konstante

Po te shohesh ecurine e perhapjes se virusit Hiv ne Shqiperi qe nga viti 1992 e deri me sot eshte lehtesisht e konstatueshme se rritja ka qene konstante. Fakti qe gjate 2010 numri prej 41 persona eshte ndjeshem me i ulet se nje vit me pare nuk perben nje te dhene optimiste aq me teper qe krahasuar me numrin e personave qe kane bere vullnetarisht testin renia eshte thuajse ne te njejtat nivele.
Nderkaq ajo qe vihet re eshte se nje pjese shume e madhe e personave te infektuar diagnostikohen kur kane arritur ne fazen e semundjes shpjegon profesori i asociuar Arjan Harxhi ne spitalin Infektiv i cili merret prej shume vitesh me rastet Hiv/Aids.
Po te shohim nga ky numer 41 rastesh te diagnostikuar kete vit rishtazi mbi 70 perqind e tyre jan ne stad simptomatik mbi 50 perqind e tyre jane ne stadin e semundjes Aids. Gje qe thote shume ne disa aspekte qe nuk funksionon testimi masiv vullnetar dhe nga ana tjeter implikimet qe ka ky diagnostikim ne stad te avancuar per cilesine e jetes dhe efektshmerine e terapise qe do u jepet ketyre te semureve.
Fakti qe diagnostikimi behet ne faze te avancuar deshmon se nje numer me i madh personash mund te jene infektuar nderkohe por nga ana tjeter sakteson Harxhi edhe efektet e terapise ndaj tyre jane me te pakta Jane te semure qe paraqesin nje semundshmeri te larte me nje larmi infeksionesh semundjesh oportuniste patologji te ndryshme dhe protokolli perkates permban me shume edhe ne drejtim te diagnozes edhe te terapise.Nga ana tjeter ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se efektshmeria e terapise eshte me e paket ne stadet e avancuara se sa kur kjo terapi nis me heret.
Dhe kete e deshmojne edhe 8 rastet e vdekjes gjate 2010 nga te cilet kater persona ishin diagnostikuar gjate ketij viti madje njeri nuk arriti as ti nenshtrohej terapise ndersa dy te tjere ishin diagnostikuar vitin e kaluar.
Profesori i asociuar Arjan Harxhi shpjegon se kete vit edhe Organizata Boterore e Shendetesise ka rekomanduar edhe per Shqiperine qe te rrise pragun e trajtimit me terapi pra qe kurimet te nisin ne nje stad me te heret. Nje gje e tille thote ai mund te jete ne nje moment te pare me kosto me te larte por ne nje aspekt afatgjate nuk do te rezultoje e tille pasi sic sqaron diagnostifikimi dhe trajtimi me i hershem eshte deshmuar edhe nga rekomandimet si nje menyre parandalimi gjithashtu
Eshte shume e rendesishme qe strukturat shteterore te shohin me seriozitet keto rekomandime per te pare cilat jane implikimet e kostos qofte afatshkurtera afatmesme apo afatgjata te ketyre rekomandimeve te reja sepse presupozohet qe numri te jete me i madh pra dhe sasia e barnave me e madhe. Duket ndoshta ne nje pamje te pare sikur kostoja do te jete me e madhe por ne vleresimin e nje kosto/efektiviteti keto rekomandime jane pozitive pasi futja me heret ndoshta ul ngarkesen e semundshmerise ul infeksiozitetin parandalon infeksionin.
Aktualisht jane 139 raste qe trajtohen me antiretrovirale nga te cilet 14 jane femije. Pjesa derrmuese e feijeve jane infektuar permes transmetimit te virusit nga nena dhe 6 prej tyre permes gjakut.