E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Vendoset gjendja e fatkeqesise natyrore ne Qarkun e Shkodres

Qeveria shqiptare vendosi sot gjendjen e fatkeqesise natyrore ne Qarkun e Shkodres. Shirat jane te jashtezakonshem dhe lumenjte malore po mbushin me shpejtesi hidrocentralet ndaj eshte i detyrueshem nje shkarkim i konsiderueshem i liqenit ne Vaun e Dejes per te mbrojtur digat dhe gjithe sistemin e kaskades energjitike - tha kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e sotme te qeverise.

Zoti Berisha tha se qeveria po merr cdo mase per te mbrojtur njerezit dhe vazhdimesine e jeteses me strehim ushqim dhe shkollimin e femijeve.

Kryeministri Berisha tha se shkarkimet aktuale ne portat e hidrocentralit te Vaut te Dejes jane te medha por duhen rritur me tej sepse edhe rreshjet qe po vijne lumenjte alpine jane akoma me te medha.

Sipas tij ushtria ka derguar gjithe mjetet e transportit tokesor dhe ujor per te kryer evakuimin e banoreve qe po vazhdon me shpejtesi pa humbje njerezore. Ata po strehohen ne hotele dhe fjetina ku po u sigurohen ushqime dhe ngrohje. Parashikimet sinoptike flasin per rreshje te dendura per shume dite - tha zoti Berisha - ndaj edhe masat e emergjences do te jene afatgjata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›