E Hënë, 2 Nëntor 2026

HOLANDË – D66 fiton zgjedhjet parlamentare

AMSTERDAM, 31 tetor /ATSH-DPA/ – Partia holandeze ”Demokratët e Qendrës” (D66) ka fituar zgjedhjet parlamentare në Holandë, pak përpara partisë PVV të ekstremit të djathtë të Geert Wilders, deklaroi agjencia holandeze e lajmeve ANP, bazuar në rezultatet e plota.

Të dyja partive kishin deri dje nga 26 vende dhe diferenca midis tyre ishte vetëm 2 300 vota në favor të D66-s.

Në parashikimet e mbrëmjes së djeshme, D66-s iu dha një epërsi prej 27 vendesh, kundrejt 25 vendeve të PVV.

Tradicionalisht, partia me më shumë vota është e para që përpiqet të formojë një koalicion, që do të thotë se kandidati kryesor i D66, 38-vjeçari Rob Jetten, ka shanset më të mira për t’u bërë kryeministër.

Të gjitha partitë kryesore kanë përjashtuar bashkëpunimin me Wilders, për të cilin rezultati është një humbje e konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet parlamentare dy vjet më parë, kur Partia e tij për Liri doli në krye.

Zgjedhjet e parakohshme u bënë të nevojshme pas përfundimit të parakohshëm të koalicionit në qershor. Qeveria me katër parti konsiderohej si më e djathta në historinë holandeze.

Për të mundësuar koalicionin, Wilders kishte rënë dakord të mos bëhej kryeministër.

Në vend të kësaj, ish-zyrtari i lartë i pavarur Dick Schoof mori drejtimin.

Wilders e detyroi koalicionin të shpërbëhej pas vetëm 11 muajsh./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›