E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – FBI parandalon një sulm të mundshëm terrorist, i planifikuar për Halloween-in

MIÇIGAN, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Zyra Federale e Hetimeve (FBI) deklaroi se parandaloi një sulm të mundshëm terrorist gjatë fundjavës së Halloween-it në Miçigan duke arrestuar disa të dyshuar.

“Këtë mëngjes, FBI arrestoi disa individë në Miçigan të cilët dyshohet se po planifikonin një sulm të dhunshëm gjatë fundjavës së Halloween-it”, shkroi drejtori i FBI-së, Kash Patel, në X.

“Më shumë detaje së shpejti”, shkroi Patel.

“Faleminderit burrave dhe grave të FBI-së dhe të zbatimit të ligjit që janë në detyrë 24/7”, shtoi ai.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›