E Hënë, 2 Nëntor 2026

HOLANDË – Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima

AMSTERDAM, 2 korrik /ATSH/ – Rreth 480 viktima  u regjistruan në Holandë gjatë valës së pazakontë të të nxehtit javën e kaluar, njoftuan sot autoritetet shëndetësore holandeze, sipas Reuters.

Sipas të dhënave, vdekjet shtesë gjatë periudhës 22–28 qershor u shënuan kryesisht te personat 80 vjeç e sipër.

Numri më i madh i rasteve u regjistrua në jug dhe lindje të vendit, ku temperaturat arritën nivelet më të larta.

Gjatë kësaj vale të të nxehtit, në Holandë u regjistruan temperatura rekord për muajin qershor, duke arritur deri në afro 40 gradë Celsius.

Edhe Franca raportoi më herët të paktën 1 000 viktima në lidhje me të nxehtin ekstrem, ndërsa autoritetet paralajmëruan se bilanci përfundimtar mund të jetë edhe më i lartë.

Sipas shkencëtarëve, vala e të nxehtit që nisi më 20 qershor ishte më intensivja e regjistruar ndonjëherë në Evropë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shëndetin, veçanërisht te të moshuarit dhe grupet më të prekura./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›