HRW kritikon draft kushtetutën e Egjiptit

Human Rights Watch ka kërkuar nga paneli që është duke e shkruar Kushtetutën e re të Egjiptit që t`i ndryshojë nenet që shtypin të drejtat e grave dhe fëmijëve, si dhe ato që kufizojnë lirinë e shprehjes dhe religjionit.
Grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut i ka dërguar sot një letër Asamblesë Kushtetuese, me kërkesat e veta.
Në letër thuhet se ky draft i kushtetutës mbështetë disa të drejta politike, por nuk e dënon dhunën ndaj fëmijëve apo trafikimin e femrave dhe fëmijëve. Sipas HRW-së, ky draft gjithashtu kërcënon barazinë ndërmjet grave dhe burrave.
Ky draft i kushtetutës mund të jetë gati muajin e ardhshëm dhe do të vendoset në një referendum publik brenda 30 ditësh.