HUNGARI – Fitore e dukshme në horizont për partinë opozitare Tisza

BUDAPEST, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Udhëheqësi i opozitës hungareze, Peter Magyar konsolidon epërsinë e tij ndaj kryeministrit në largim Viktor Orban.
Me 21,54% të votave të numëruara, Tisza e Magyar do të kishte 128 vende, duke iu afruar pragut absolut të shumicës prej 133.
Fidesz e Orbanit është 62 vende prapa.
Tetë vende do t’i shkonin në vend të kësaj partisë së ekstremit të djathtë ”Mi Hazank” (”Atdheu ynë”).
Në përqindje, partia Tisza e Magyar është 49,43%, ndërsa Fidesz është 41,99%./ a.jor.