Haaland e ekzagjeron në FA Cup, pesë gola ndaj Luton

Erling Haaland e ka ekzagjeruar në FA Cup kundër Luton Town. I pamëshirshëm para portës, në një orë lojë sulmuesi i Manchester City-t i mposhti fjalë për fjalë ‘Hatters’, duke shënuar pesë gola. Në gol menjëherë pas 3′, sulmuesi norvegjez përsëriti golat e tij në minutat e 18-të, 40-të, 50-të dhe 58-të.
Një arritje e pabesueshme, në të cilën kontribuoi ndjeshëm edhe Kevin De Bruyne duke dhënë katër asistime. Haaland më pas shënoi golin e fundit falë ndihmës së Bernardo Silvës.
Ndeshja është mbyllur me fitoren 6-2 për skuadrën e Guardiolës. Goli i 6 i City-t është shënuar nga Kovacic në minutën e 72-të. Ndërkohë, golat për vendasit u shënuan nga Clark(dopietë, 45’ dhe 52’).