E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Habemus Papam”/ U zgjodh pak më parë, zbulohet Papa i ri. I pari amerikan që do të drejtojë Kishën Katolike

Zbulohet Papa i ri që do të drejtojë Kishën Katolike.

Në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit kardinali protodiakon shpalli frazën tradicionale “Habemus Papam”, duke prezantuar emrin dhe identitetin e Papës së ri para besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa i ri është zgjedhur Robert Francis Prevost.

Prevost, 69 vjeç, nga Çikago, Illinois, është Papa i parë nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të njihet si Leone XIV.

Një udhëheqës me përvojë globale, ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë të fuqishme në Vatikan për emërimet e peshkopëve. Pritet që ai të vazhdojë të mbështetet në reformat e Papa Françeskut.

Ai punoi për një dekadë në Trujillo të Perusë dhe më vonë u emërua peshkop i Chiclayo-s, një qytet tjetër peruan, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023.

Në një intervistë për Vatican News, pak pasi u bë udhëheqës i Dikasterit për Ipeshkvijtë, Prevost tha: “Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si ajo e çdo të krishteri, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që të jesh.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›