E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hackathoni i Kriptografisë, nis rrugëtimin drejt krijimit të një algoritmi kombëtar

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Hackathoni i Kriptografisë ka nisur sot nis rrugëtimin drejt krijimit të një algoritmi dhe çelësave Kombëtarë të Kriptimit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se Hackathoni i Kriptografisë u krye nën mentorimin e Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Studentët e Masterit Profesional në “Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes” të AFA nisën sot një përvojë të jashtëzakonshme për të shfaqur aftësitë e tyre në krijimin e një algoritmi të rëndësishëm kombëtar, nënvizoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 8

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›