E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hackerat sulmojnë CIA-n

Një grup hakerash, njoftoi nëpërmjet rrjetit social, Tëitter se kishte sulmuar faqen publike të internetit të CIA-s.

Grupi, i quajtur “Lulz Security” thotë se për disa minuta faqa e agjencisë së inteligjencës amerikane ishte jashtë funksionit mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, nga ana e saj, CIA nëpërmjet një zëdhënësi tha se gjithcka është në fazën e verifikimit.

Fundjavën e shkuar, i njëjti grup piratësh informatikë, mori përgjegjësinë e sulmit ndaj faqes së internetit të Senatit amerikan, ndërsa më 2 qershor Lulz Security sulmuan faqen e SonyPictures.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›