Haga jep 24 vjetburg për Gotovinën
HAGE-Ish-gjenerali kroat, Ante Gotovina u dënua sot me 24 vjet burg nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (TPI) për Krimet në ish-Jugosllavi pas akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullsisë serbe në Kroaci në vitin 1995.
Procesi i Ante Gotovina, 55 vjeç dhe dy të bashkëakuzuarve të tij, ish-gjeneralët kroatë Mladen Markac, 55 vjeç dhe Ivan Cermak, 61 vjeç, nisi më 11 mars 2008.
Tribunali e dënoi dhe shpalli fajtor Gotovinën me 24 vjet burg për orkestrimin e fushatës së vrasjeve dhe plaçkitjeve për dëbimin e rreth 200 mijë serbë nga rajoni kroat i Krajinës në vitin 1995. Ish gjenerali kroat nuk është vetedeklaruar fajtor.
Gjykata po ashtu sot shpalli fajtor edhe gjeneralin e dytë Mladen Markaç, të cilin e dënoi me 18 vjet burg.
I akuzuari i tretë, Ivan Çermak, u shfajësua nga të gjitha akuzat.
"Dënimi i Gotovinas përbën një kontribut domethënës të ndërmarrjes kriminale të përbashkët'', deklaroi gjykatësi Alphons Orie gjatë një seance në Hagë .
Në korrik te vitit 2010 prokuroria kërkoi dënime deri 27 vjet burg për Ante Gotovina, 23 vjet burg për Mladen Markac dhe 17 vjet për Ivan Cermak, ndërkohë që procesi ngjalli interes të madh në Kroaci, ku Ante Gotovina konsiderohet si heri i luftës për pavarësi (1991-1995).
(d.b/BalkanWeb)